Ndalohet lëvizja e automjeteve të rënda në rrugën Gostivar-Kërçovë dhe Mavrovë-Dibër

Maqedonia

Ndalohet lëvizja e automjeteve të rënda në rrugën Gostivar-Kërçovë dhe Mavrovë-Dibër

Më: 3 dhjetor 2019 Në ora: 22:05
Ilustrim

Siç njoftojnë nga LAMM, për shkak të reshjeve intensive të borës në orën 18:20 është ndaluar lëvizja e automjeteve të rënda në rrugën Mavrovë-Dibër dhe Gostivar-Strazhë-Kërçovë.

Komunikacioni po zhvillohet nëpër korsi të lagura.

LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur të qarkullimit, respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit dhe drejtim të kujdesshëm me automjetin, veçanërisht në rrugët nëpër fushëgropat, luginat e lumenjve dhe grykat malor, ku ka mundësi për paraqitje të shembjeve.

Kjo veçanërisht ka të bëjë me akset rrugore Katllanovë-Veles, Mavrovë-Dibër-Strugë, Vinicë-Berovë dhe Koçan-Dellçevë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat