Gjykata Kushtetuese nuk e pranon iniciativën e Çavkovit për amnisti për ngjarjet e 27 prillit

Maqedonia

Gjykata Kushtetuese nuk e pranon iniciativën e Çavkovit për amnisti për ngjarjet e 27 prillit

Më: 4 dhjetor 2019 Në ora: 13:53
Mitko Çavkov

Asnjë nga nëntë gjykatësit kushtetues nuk e ka mbështetur iniciativën për amnisti për “të enjten e përgjakshme” në Kuvend, të cilën e ka dorëzuar ish-ministri i Punëve të Brendshme, Mitko Çavkov.

Ai për momentin ndodhet në burg në Shtip, ku e vuan dënimin prej 18 vjet burg, për shkak të veprës penale “rrezikim terrorist të rendit kushtetues”, gjatë ngjarjeve të 27 prillit në Kuvend.

Me iniciativën e dorëzuar ai ka dashur të kontestojë amnistinë e disa të akuzuarve, e cila nuk vlente për të.

Që në fillim, gjykatësi-informues Vlladimir Stojanovski tha se nuk mund që Gjykata Kushtetuese t’i tregojë Kuvendit, kush është kompetent të sjell ligj për amnisti.

Gjykatësi Osman Kadriu tha se dorëzuesit të iniciativës i është mohuar një e drejtë, gjegjësisht kur është arrestuar.

Çavkov e dorëzoi iniciativën për shkak se mendon se për të njëjtat vepra penale, ka pasur amnisti selektive, për organizimin e ngjarjeve të 27 prillit në vitin 2017.

Ndryshe, nga 33 të akuzuarit për ngjarjet e 27 prillit, 15 prej tyre u amnistuan, duke përfshirë edhe deputetët Krsto Mukoski dhe Sasho Vasilevski, të cilët i hapën dyert e Kuvendit për të hyrë protestuesit e dhunshëm. Për ngjarjet e 27 prillit, gjithsej u shqiptuan 211 vjet dënim me burg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat