Avokati Alispahiq kërkon të shkarkohet gjyqtarja Laliçiq

Maqedonia

Avokati Alispahiq kërkon të shkarkohet gjyqtarja Laliçiq

Më: 4 dhjetor 2019 Në ora: 18:30
Avokati Asmir Alispahiq

Avokati Asmir Alispahiq në shtator ka ngritur aktpadi penale deri te Prokuroria e Shkupit dhe denoncim për shkarkim deri te Këshillit Gjyqësor për gjyqtaren, Sofija Laliçiq e cila e dënoi me 2.000 euro për shkak se ka ofenduar në ‘Facebook’ duke e quajtur ‘gjyqtare swarovski’.

Ai në profilin e tij në ‘Facebook’ shkroi: “Gjatë kohë mendoja nëse do ta shpërndaja me ju, por për shkak të kërcënimeve të vazhdueshme, ofendimeve ndaj meje si dhe ndaj familjes time nga ana e gjyqtares swarovski, Sofija Laliçiq, ju njoftoj se është ngritur kërkesë për vërtetimin e përgjegjësi deri te Këshilli Gjyqësorë, aktpadi penale në Prokurori Shkup për keqpërdorim të pozitës zyrtare”, shkroi avokati Alispahiq.

Këshilli Gjyqësor e pranoi ankesën e avokatit dhe vlerësoi se Alispahiq nuk do ta paguajë dënimin prej 2.000 eurove.

Ndryshe, para dy muajve, Laliçiq dënoi avokatin për shkak të një statusi të publikuar në ‘Facebook’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat