Stoltenberg: Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut është hap pozitiv për gjithë rajonin

Maqedonia

Stoltenberg: Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut është hap pozitiv për gjithë rajonin

Më: 4 dhjetor 2019 Në ora: 18:36
Jens Stoltenberg

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg përshëndeti pjesëmarrjen e delegacionit të Maqedonisë në Samitin e sotëm të NATO-s në Londër dhe tha se anëtarësimi i vendit është hap pozitiv për gjithë rajonin.

“Sot përshëndesim ngrohtësisht Maqedoninë e Veriut”, tha Stoltenberg në konferencën për shtyp pas përfundimit të Samitit.

Ai shtoi se anëtarësimi i vendit është shenjë se dyert e Aleancës mbesin të hapura edhe për vendet tjera.

“Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut nuk është i mirë vetëm për Maqedoninë e Veriut, por edhe për rajonin”, tha Stoltenberg.

Ndryshe, Maqedonia sot mori pjesë në Samitin e NATO-s edhe pse ende nuk është anëtare e NATO-s.

Delegacionin e Maqedonisë në Samitin e NATO-s e udhëhoqi kryeministri Zoran Zaev, ndërsa në përbërje të këtij komisioni ishin edhe zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska, zëvendëskryeministri Bujar Osmani dhe ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat