Palmer: Për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, jemi partner më i mirë se Rusia - Bota Sot
Palmer: Për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, jemi partner më i mirë se Rusia

Maqedonia

Palmer: Për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, jemi partner më i mirë se Rusia

Më: 5 dhjetor 2019 Në ora: 11:12
Matthew Palmer

Ndihmës sekretari amerikan i shtetit për Ballkanin Perëndimor Matthew Palmer tha në Sarajevë se Ballkani Perëndimor mbetet një përparësi e politikës së jashtme të SHBA-së dhe se Washingtoni dëshiron që vendet në rajon të shohin SHBA-në dhe BE-në si “partnerë të zgjedhur të tyre”.

Ai thotë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dëshirojnë që Ballkani Perëndimor të bëhet pjesë e familjes së vendeve evropiane dhe se ata investojnë kapital të rëndësishëm politik dhe të tjerë për atë qëllim.

“Unë mendoj se për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor ne jemi një partner më i mirë se Rusia dhe do të bëjmë gjithçka për t’ua bërë të qartë udhëheqësve dhe qytetarëve në rajon”, tha Palmer.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat