Maqedoni, pse po anulohen seancat gjyqësore?

Maqedonia

Maqedoni, pse po anulohen seancat gjyqësore?

Më: 5 dhjetor 2019 Në ora: 18:21
Foto ilustrim

Rreth 60% e seancave gjyqësore në lëndët penale nëpër gjykatat e Maqedonisë po anulohet. Këtë e dëshmon analiza e koalicionit ‘Të gjithë për gjykim të drejtë’ që është zbatuar nga janari deri në nëntor të këtij viti.

Në Gjykatën Penale të Shkupit, e cila është kompetente për veprat kriminale të krimit të organizuar përqindja e gjykimeve të anuluara është 49.

Drejtorja e koalicionit, Natali Petrovska sqaron se rezultatet janë të përgjithshme dhe i përfshin procedurat gjyqësore aktuale dhe jo vetëm seancat për krim të organizuar dhe korrupsion.

Gjyqtarja Gabrialla Gajdova nga Gjykata Themelore Veles sqaron se grupet punuese të gjykatave një herë në muaj janë të obliguar të analizojnë arsyet e ngecjes së lëndëve si dhe anulimi i tyre.

Krahas këtyre rezultateve nga koalicioni ‘Të gjithë për gjykim të drejtë, Darko Avromavski nga ky koalicion thotë se kjo s’do të thotë se në të ardhmen do të ndikonte në vendosjen e praktikës së keqe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat