Mickoski: Pushteti nuk përmbushi premtimet

Maqedonia

Mickoski: Pushteti nuk përmbushi premtimet

Më: 5 dhjetor 2019 Në ora: 21:12
Hristijan Mickoski

Kryetari i partisë opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, Hristijan Mickoski në Gjorçe Petrov të Shkupit në fushatën ‘Biseda për rindërtimin e Maqedonisë’ tha se gjatë vizitës së tij në qytetet e Maqedonisë has në njerëz që janë të dëshpruar nga gjendja aktuale.

“Njerëzit nuk besojnë se do të kenë të ardhme në këtë shtet, janë të dëshpëruar, dhe ka edhe të tillë që me zor po durojnë për ta kaluar muajin”, tha Mickoski.

Ai tha se shumë premtime nuk janë përmbushur nga pushteti aktual kurse si shembull i ceku ajrin e ndotur dhe reformat në arsim.

“Sot, tre vite më pas jo vetëm që e thithim ajrin e Alpeve që na u premtua, por Shkupi thyen rekorde për nga ndotja e ajrit. Askush nga ju nuk i detyroi të premtonin qytete studentore dhe konvikte të renovuara, arsim në të cilin të rinjtë do të merrnin si moshatarët e tyre në Evropë dhe në botë”, tha Mickoski duke përmendur se nuk ka as qytetet të studentëve, as konvikte të renovuara dhe as arsim cilësor.

Mickoski përmendi edhe emigrimin duke thënë se përveç fshatrave po boshatisen edhe qytetet.

“Dalin statistika të listave botërore. Viti 2018 është vit rekord i emigrimit, më shumë se 33.000 bashkëqytetarë emigruan nga Maqedonia. Pse? Për shkak se nuk ka perspektivë, për shkak se janë të dëshpëruar, për arsye se janë të frikësuar për të ardhmen e familjes së tyre. Ky është problemi kryesor”, tha Mickoski.

Në fund, Mickoski tha me 12 prill do të fitojë partia e tij dhe se për këtë është i bindur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat