OBRM-PDUKM: Pushteti dhe Ruskovska po e zvarrisin procedurën për rastin ‘Haraçi’ - Bota Sot
OBRM-PDUKM: Pushteti dhe Ruskovska po e zvarrisin procedurën për rastin ‘Haraçi’

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Pushteti dhe Ruskovska po e zvarrisin procedurën për rastin ‘Haraçi’

Më: 7 dhjetor 2019 Në ora: 10:41
OBRM-PDUKM

Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-së thuhet se “p[ushteti dhe Ruskovska po e zvarrisin procedurën për rastin ‘Haraçi'”.

Nga OBRM-PDUKM pyesim se ku ka përfunduar çanta prej 1.5 milionë euro, a është financuar fushata e LSDM dhe Pendarovskit me këto para,  cilët biznesmenë kanë qenë viktima dhe se haraç është marrë në total.

“Pushteti po fsheh diçka. Çfarë ka kërkuar ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në një nga takimet mes Boki 13 dhe viktimës?”,  shprehen nga OBRM-PDUKM.

Ata shtojnë se Janeva nuk ka marrë 50.000, por 350.000 euro dhe se çanta ka udhëtuar nëpër shumë lokacione.

“Rushkovska ikë nga e vërteta. Për arsye se nuk dëshiron të hetojë se ku shkuar çanta. Ruskovska po e zvarrit hetimit për shkak se e  din se pas ‘haraçi’ qëndrojnë krerët në pushtet”, thuhet në fund të OBRM-PDUKM-së.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat