LSDM: Çfarë kanë financuar firmat e Kamçev i cili është i dyshuar në disa lëndë të PSP-së?

Maqedonia

LSDM: Çfarë kanë financuar firmat e Kamçev i cili është i dyshuar në disa lëndë të PSP-së?

Më: 7 dhjetor 2019 Në ora: 11:45
LSDM

Nëpërmjet një njoftimi të partisë maqedonase në pushtet, LSDM thuhet se “OBRM-PDUKM po ballafaqohet me disfatë në zgjedhjet e parakohshme dhe për këtë shkak kulminuan me kumtesa nervoze dhe frikë se e vërteta e krimit të tyre të ri do të del në pah”.

“Heshtja e opozitës për borxhin ilegal prej 400.000 eurove për fushatën e Siljanovskës është indikator se OBRM-PDUKM mbulon skandal të madh, aferë të madhe” thonë nga LSDM.

Ata pyesin se çfarë kanë financuar firmat e Orce Kamçev, i cili është i dyshuar në disa raste të PSP-së.

“A ka ndërlidhje me rastin ‘Haraçi’ vet OBRM-PDUKM? Këto përgjigje duhet t’i japë hetimi. Faktet janë të qarta, OBRM-PDUKM ka borxh prej 400.000 euro për fushatën e Gordana Siljanovska. Kjo është në kundërshtim me nenin 71 të Kodit Zgjedhor ku theksohet se të gjitha shpenzimet e fushatës duhet të mbulohen nga mjetet e asaj xhirollogarie”, thuhet në njoftimin e partisë maqedonase në pushtet, LSDM.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat