Osmani: Hapja e Ligjit për përdorimin e gjuhëve pa konsensus do na kthejë para vitit 2001

Maqedonia

Osmani: Hapja e Ligjit për përdorimin e gjuhëve pa konsensus do na kthejë para vitit 2001

Më: 8 dhjetor 2019 Në ora: 11:58
Bujar Osmani

Zëvendëskryeministri Bujar Osmani tha se “çdo hapje të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, me të cilin u përmbyllën çështjet e Marrëveshjes së Ohrit na kthen para vitit 2001”.

“Çdo mbivotim i gjyqtarëve maqedonas në Gjykatën Kushtetuese për Ligjin për përdorimin e gjuhëve, çdo përpjekje e Ministrisë së Drejtësisë të bëjë ndryshime pa pajtimin e gjithë Qeverisë dhe pa konsensus në Kuvend është heqje e balancit mes gjuhës shqipe dhe maqedonase dhe do të hap spirale ku ndryshon rrugën në të cilën jemi nisur”, tha Osmani.

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme kryeministri Zoran Zaev tha se do të respektohen rekomandimet e Komisionit të Venedikut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat