Pendarovski: Nuk e di nëse do të ketë zgjedhje për shkak se nuk varren nga unë

Maqedonia

Pendarovski: Nuk e di nëse do të ketë zgjedhje për shkak se nuk varren nga unë

Më: 8 dhjetor 2019 Në ora: 13:49
Stevo Pendarovski

Kryetari Stevo Pendarovski thotë se nuk din nëse do të mbahen zgjedhje më 12 prill për shkak se nuk varret nga ai.

“Nuk e di për shkak se nuk varret nga unë. Kuvendi shpërndahet me 61 deputetë”, tha Pendarovski në intervistën e tij për ‘Detektor’.

Sipas tij, nuk ka dallim të madh nëse do të shkohet në zgjedhje të rregullta kuvendare apo të parakohshme.

“Unë komentova edhe më herët. Nuk varet nga unë, megjithatë ne hymë në vit zgjedhor,, mund të ketë kalkulime partiake në të dyja anët por nuk nuk shoh se çfarë ndryshimi do të bëhet nga prilli deri në vjeshtë apo dhjetor”, tha Pendarovski.

Ai tha se nuk ka asgjë kundër që Kuvendi para kohe ta ratifikojë Protokollin për anëtarësimin në NATO për shkak se anëtarësimi në NATO është qëllim i gjithë subjekteve politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat