Sheqerinska: Me anëtarësimin në NATO përfundimisht do t’i mbrojmë territorin dhe kufijtë tonë

Maqedonia

Sheqerinska: Me anëtarësimin në NATO përfundimisht do t’i mbrojmë territorin dhe kufijtë tonë

Më: 8 dhjetor 2019 Në ora: 14:43
Radmilla Sheqerinska

Nënkryetarja e LSDM-së dhe ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska në konferencë për shtyp deklaroi se Maqedonia ka siguruar kufij dhe se po përfundon procesi i ratifikimit të Protokollit.

“Siguruam kufij të fortë dhe të ardhme të sigurt për fëmijët tanë, për qytetarët tanë. Procesi i ratifikimit të Protokollit është në fund, na mbetet vetëm Sapnja. Tashmë dihet se po hymë në mbrojtjen e aleatit më të fuqishëm në botë. Përfundimisht do t’i mbrojmë kufijtë dhe territorin dhe bëhemi faktor për stabilitetin në rajon”, tha Sheqerinska, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ajo shtoi se NATO sjell përfitimi jo vetëm në siguri por edhe në ekonomi dhe zhvillimin e shoqërisë.

“Që kur nisën integrimet dhe u bë e qartë se jemi në rrugë të drejtë dhe se po anëtarësohemi në NATO, shuma e investimeve të huaja është rritur”, tha Sheqerinska.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat