Privohen katër adoleshentë për dhunë në Shkup

Maqedonia

Privohen katër adoleshentë për dhunë në Shkup

Më: 8 dhjetor 2019 Në ora: 15:36
Foto ilustrim

Sektori për Punë të Brendshme Shkup do të ngrisë aktpadi penale kundër katër adoleshentëve nga Shkupi (dy prej tyre 16 vjet, njëri 15 dhe tjetri 12 vjet), për shkak të dyshimeve të bazuara se kanë kryer veprën penale ‘dhunë’ kundër S.O, i ati i 12 vjeçarit.

Sipas denoncimit, adoleshentët të premten rreth orës 19:30 në rrugën ‘Aleksandar Urdarevski’ fizikisht kanë sulmuar një grup adoleshentësh, nga ku 12 vjeçari me mjet të mprehtë ka lënduar 15-vjeçar.

Pas kësaj ngjarje, personat në fjalë janë gjetur dhe në praninë e prindërve dhe punëtorit sociale, është biseduar dhe kanë pranuar veprën.

Aktpadi penale do të ngritet edhe kundër S.O, për shkak se djali i tij, i cili ka nën 14 vjet, ka përdorur mjet të mprehtë gjatë kryerjes së veprës penale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat