“Kamelia turs”: Përgjegjësi bie mbi neve, do të dëmshpërblejmë çdo udhëtar

Maqedonia

“Kamelia turs”: Përgjegjësi bie mbi neve, do të dëmshpërblejmë çdo udhëtar

Më: 8 dhjetor 2019 Në ora: 17:49
Ilustrim

Nga “Kamelia turs” shpreh keqardhje për aksidentin që ndodhi në Serbi ku u lënduan dhjetëra udhëtarë.

“Agjencia mori përgjegjësi t’i çojë dhe t’i kthejë udhëtarët. Në këtë rast ne jemi vetëm organizatorë të udhëtim, ndërsa transportues është ‘Amigo kompani’ nga Gjevgjelia. Të gjithë udhëtarët janë kthyer në shtëpi përveç njëri i cili është mbajtur në spitalin e përgjithshëm në Nish. Në autobus kishte 50 udhëtarë dhe të gjithë ata do të dëmshpërblehen nga ‘Kamelia turs'”, tha menaxherja e agjencisë turistike, ‘Kamelia turs’.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se asnjë nga udhëtarët e aksidentuar nuk është në rrezik për jetë.

Sipas MPB, në aksident janë lënduar 26 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat