Pendarovski: Në prag të anëtarësimit në NATO mund të presim propagandë politike dhe lajme të rrejshme

Maqedonia

Pendarovski: Në prag të anëtarësimit në NATO mund të presim propagandë politike dhe lajme të rrejshme

Më: 9 dhjetor 2019 Në ora: 09:36
Stevo Pendarovski

Presidenti Stevo Pendarovski thekson se në sy të hyrjes në NATO, mund të jemi objekt i fushatës së propagandës politike, ose “fake news”.

“A thua në sytë e hyrjes në NATO, muajt e ardhshëm mund të jemi objekt i fushatës së propagandës politike, të ‘fejk njuz’ e tjerë, mendoj se mund të jemi, siç kemi qenë shembull në majë së fushatës politike vitin e kaluar në shtator gjatë kohës së referendumit. Por, nuk pres se do ta arrijmë atë nivel nga shtatori 2018”, ka thënë Pendarovski në intervistë për TV Sitel.

Sipas tij është e padiskutueshme se NATO para së gjithash është organizatë e sigurisë në të cilën armatat janë në aleancë.

“NATO është e perceptuar si garanci e sigurisë, pasi njerëzit thonë po, tani do jemi brenda dhe nuk do ta na sulmojnë. Nga vendet e para që kanë hyrë deri sot nuk ka shtete -anëtare që nuk kanë rritje të investimeve të huaja, investitorët shohin se nëse je brenda ke të ardhme të parashikuar”, ka theksuar Pendarovski.

Sipas tij, Mali i Zi ka pasur arsye që para kohe e ka ratifikuar Protokollin dhe ka shtuar se te ne atë mund ta bëjë edhe përbërja e re parlamentare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat