LSDM: Mickoski sot e pranoi se OBRM-PDUKM ka borxh ilegal prej 400.000 euro

Maqedonia

LSDM: Mickoski sot e pranoi se OBRM-PDUKM ka borxh ilegal prej 400.000 euro

Më: 9 dhjetor 2019 Në ora: 18:16
LSDM

Nga partia në pushtet LSDM thonë se zëdhënësi i Nikolla Gruevski, Hristijan Mickoski, më në fund pranoi sot se OBRM-PDUKM-ja e tij ka borxh të paligjshëm prej 400.000 eurosh për fushatën e Gordana Siljanovskës.

Nga atje thonë se në kundërshtim me nenin 71 të Kodit Zgjedhor, i cili thotë qartë se të gjitha shpenzimet e fushatës do të mbulohen ekskluzivisht nga fondet në atë llogari.

“Llogaria është e mbyllur, ndërsa borxhi i paligjshëm prej 400.000 eurosh nuk mund të kthehet nga një llogari tjetër. Pyetja është pse ato firma kanë heshtur në lidhje me këtë borxh dhe ky është një dimension i ri për këtë rast.

Skandali, afera e fundit në OBRM-PDUKM duhet të zbardhet, veçanërisht pasi lidhet me firmat e Orce Kamçevit, një i dyshuar në rastin e PSP-së.

Mickoski pranoi sot se OBRM-PDUKM po vazhdon zakonet e saj të vjetra kriminale, llogari të fushatës zgjedhore të mbushur me borxhe, ashtu si në kohën e Gruevskit dhe vrimës prej 3.5 milion euro”, akuzojnë nga LSDM.

Nga LSDM shtojnë se tani, Mickoski duhet të inkurajohet dhe të përgjigjet se çka kanë financuar firmat e Orce Kamçevit për OBRM-PDUKM-në?.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat