Osmani: Me luftërat kemi mbaruar, na duhet gjuhë e përbashkët

Maqedonia

Osmani: Me luftërat kemi mbaruar, na duhet gjuhë e përbashkët

Më: 10 dhjetor 2019 Në ora: 09:36
Bujar Osmani

Asnjëherë s’kam thënë se mund të ketë luftë nëse ka problem me Ligjin e gjuhëve, tha zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani për “TV21”.

Ai theksoi se bëhet fjalë për lajme të rrejshme.

“Para vitit 2001 kemi pasur marrje të vendimeve në mënyrë të njëanshëm. Pas vitit 2001 vendimet merren me konsensus dhe ashtu duhet të jetë”, theksoi Osmani dhe shtoi se ai nuk ka thënë se mund të ketë luftë.

“Me luftërat kemi mbaruar, tani na duhet gjuhë e përbashkët”, tha ai.

Ai tha se nuk është i lumtur kur lideri i opozitës, Hrisitjan Mickoski flet në konferenca për shtyp për Ligjin e gjuhëve.

“Ligji për gjuhët nuk duhet të jetë temë partiake me atë të fitohen poenë. Për atë them se kjo nuk i ndihmon Mickoskit”, tha Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat