Pendarovski: Të ekzistojë mundësia që anëtaret e reja të përjashtohen nga BE

Maqedonia

Pendarovski: Të ekzistojë mundësia që anëtaret e reja të përjashtohen nga BE

Më: 10 dhjetor 2019 Në ora: 12:17
Stevo Pendarovski

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski në intervistë për “Zidcheich Zeitung” tha se një kontingjent i vogël të ushtarëve të Maqedonisë do të marrin pjesë në misionet franceze në Afrikë, përcjell “Deutche Welle” në gjuhën maqedonase. Ai propozoi edhe anëtarësim të kushtëzuar në BE.

Ushtarët e Maqedonisë së shpejti do të shpërndahen në misione paqësuese të cilët udhëhiqen nga Franca në Afrikë, tha Pendarovski.

“Po bëhemi gati me një kontingjent të vogël në misione të udhëhequr nga Franca në Afrikë”, tha Pendarovski.

Pendarovski vlerëson se duhet të ekzistojë mundësi që anëtaret e reja të BE-së në të ardhmen të përjashtohen nëse largohen nga standardet demokratike të BE-së.

“Pse të mos përjashtohen anëtaret e reja nëse përsëri largohen nga demokracia”, tha Pendarovski në intervistë për “Zidcheich Zeitung”. Ai këtë ia ka përcjell edhe presidentit Emmanuel Macron gjatë takimit të tij në Parisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat