Seanca plenare për buxhetin më 16 dhjetor, fjalimi vjetor i Pendarovskit më 18 dhjetor - Bota Sot
Seanca plenare për buxhetin më 16 dhjetor, fjalimi vjetor i Pendarovskit më 18 dhjetor

Maqedonia

Seanca plenare për buxhetin më 16 dhjetor, fjalimi vjetor i Pendarovskit më 18 dhjetor

Më: 10 dhjetor 2019 Në ora: 13:43
Kuvendi i Maqedonisë

Seanca kuvendare për buxhetin për vitin e ardhshëm do të fillojë më 16 dhjetor. Parlamenti për nesër ka caktuar seancë të rregullt plenare, ndërsa më 23 dhjetor me siguri do të ketë edhe një në të cilën duhet të shqyrtohen ligjet e ngelura dhe ligjet të cilat do të arrijnë në arkivin e Kuvendit.

Kjo është dakorduar sot në takimin e rregullt të koordinatorëve të grupeve të deputetëve me kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi.

Deri në fund të vitit janë caktuar edhe dy seanca edhe atë më 18 dhjetor në të cilën do të jetë fjalimi i rregullt i presidentit të shtetit Stevo Pendarovski, dhe më 26 dhjetor, kur do të jetë seanca e fundit për parashtrimin e pyetjeve të deputetëve për këtë vit.

Në Kuvend sot janë caktua disa komisione kuvendare, por fillimi i pjesës më të madhe të tyre janë vonuar për më shumë se një orë. Arsye për këtë, siç thonë deputetët është koordinimi i deputetëve nga OBRM-PDUKM-ja opozitare se janë caktuar shumë komisioneve kuvendare dhe deputetët nuk mund të marrin pjesë në disa prej tyre prandaj pritet kuorum.

Njëkohësisht, siç thuhet nga Kuvendi, në shtëpinë ligjdhënëse kanë arritur apo arrijnë edhe propozime të reja ligjore nga Qeveria. Pjesa më e madhe janë harmonizim me ligjin e ri për kundërvajtje. Ende nuk ka informacione për sa ligje bëhet fjalë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat