Rutte për negociatat me BE-në: Shqipëria s’është e gatshme, Maqedonia është më afër qëllimit - Bota Sot
Rutte për negociatat me BE-në: Shqipëria s’është e gatshme, Maqedonia është më afër qëllimit

Maqedonia

Rutte për negociatat me BE-në: Shqipëria s’është e gatshme, Maqedonia është më afër qëllimit

Më: 10 dhjetor 2019 Në ora: 18:19
Mark Rutte

Sipas gazetës nga Mali i Zi ‘Pobjeda’, kryeministri i Hollandës, Mark Rutte angazhohet që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të mos shkojnë në një paketë por ndaras.

“S’besoj se Shqipëria për momentin është e gatshme për nisjen e bisedimeve me BE-në, por sa i përket Maqedonisë së Veriut, është më afër qëllimit”, thotë kryeministri holandez, Rutte për gazetën nga Mali i Zi.

Ai shtoi se ka vende anëtare në Bashkimin Evropian që janë për ndarjen e këtyre dy vendeve ndërsa në pytjen nëse viti 2025 është afat real për hyrjen e ndonjë vendi nga Ballkani Perëndimor në BE, Rutte tha se qëllimi nuk është caktimi i datave por përmbushja e kushteve.

Ndryshe, kryetari i Francës, Emmanuel Macron deklaroi se ai nuk ka qenë i vetëm në vendimin që të anulohen bisedimet me BE-në mes Maqedonisë dhe Shqiprisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat