Dimitrov: Duke mbetur të përkushtuar ndaj reformave, jemi të vendosur të bëhemi fitues

Maqedonia

Dimitrov: Duke mbetur të përkushtuar ndaj reformave, jemi të vendosur të bëhemi fitues

Më: 10 dhjetor 2019 Në ora: 18:22
Nikolla Dimitrov

Në ditën e dytë të punës në Bruksel, ministri Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, realizoi më shumë takime në Parlamentin Evropian.

Shefi i diplomacisë së Maqedonisë së Veriut, Dimitrov, në këtë rast u takua me kryetarin e grupit Rindërtimi i Evropës, Daçijan Çollos, me bashkëkryesuesin e Komitetit të përzier parlamentar BE-Maqedoni, Andreas Shider, raportuesin për Maqedoninë e Veriut në Parlamentin Evropian, Ilhan Kjuçuk, si dhe me grupin e eurodeputetëve – Miqtë e Maqedonisë së Veriut, në Parlamentin Evropian.

Siç njoftojnë nga MPJ, në takimin me grupin joformal parlamentar Miqtë e Maqedonisë së Veriut, iniciatorë e së cilës është eurodeputetja e Sllovenisë, Irena Joveva, ministri Dimitrov shprehi falënderim për mbështetjen e vazhdueshme nga ana e Parlamentit Evropian, për procesin eurointegrues të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me pritje që kjo mbështetje të përforcohet me përbërjen e re të PE-së. Në këtë rast, sipas njoftimit të MPJ-së, ministri Dimitrov i ka informuar bashkëfolësit e tij për aktivitet e fundit të reformave dhe rezultateve konkrete.

Ai është ndalur edhe te çështja rajonale dhe përpjekjet e Maqedonisë së Veriut, për avancimin e raporteve të mira ndërfqinjësore.

Mes tjerash, ministri Dimitrov, ka shprehur respekt për reagimin dhe mbështetjen e PE-së, përmes miratimit të rezolutës me të cilën ftohet BE-ja, të sjell vendim për fillim e negociatave për aderim të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, menjëherë pas Samitit të tetorit.

Ndërkohë, eurodeputetët, thuhet se pozitivisht i kanë vlerësuar reformat e arritura dhe kanë dhënë mbështetje të fuqishme për përmbushjen e qëllimit strategjik evropian të Maqedonisë së Veriut.

Ndryshe, ministri Punëve të Jashtme, Dimitrov, është takuar edhe me Bjorn Sibert, shef i Kabinetit të kryetares së Komisionit Evropian, Ursulla fon der Llajen, ku nga të dy anët është shprehur përpjekje e fuqishme për përforcimin e pozicionit evropian të Maqedonisë së Veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat