Qeveria e Maqedonisë deri të premten do të kërkojnë informacione për realizimin e rekomandimeve të UNESCO-s

Maqedonia

Qeveria e Maqedonisë deri të premten do të kërkojnë informacione për realizimin e rekomandimeve të UNESCO-s

Më: 10 dhjetor 2019 Në ora: 20:29
UNESCO

Qeveria sot në mbledhje e riafirmoi përcaktimin që të mbrohet statusi i UNESCO-s për trashëgimi kulturore dhe natyrore në rajonin e  Ohrit dhe i detyroi të gjithë institucionet relevante që deri të premten të dorëzojnë informacione për realizimin e rekomandimeve të  UNESCO-s.

“Në konkludimet e Qeverisë për këtë çështje është edhe rekomandimi për komunat e Debrcës, Ohrit dhe Strugës që të intensifikohen  proceset dhe aktivitetet me qëllim përmbushjen e rekomandimeve të UNESCO-s”, thuhet në njoftimi e shërbimit qeveritar për shtyp.

Ndryshe, statusi i UNESCO-s për rajonin e Ohrit u rrezikua për shkak të ndërtimeve që kanë ndodhur për rreth Liqenit të  Ohrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat