Grubi: Është absurde të bisedoj për përdorimin e gjuhës shqipe me tre maqedonas

Maqedonia

Grubi: Është absurde të bisedoj për përdorimin e gjuhës shqipe me tre maqedonas

Më: 10 dhjetor 2019 Në ora: 22:13
Artan Grubi

Deputeti nga radhët e BDI-së, Artan Grubi thotë se s’duhet aspak të bisedohet për Ligjin për përdorimin e gjuhëve.

Sipas tij, përdorimi i gjuhës amtare është e drejtë hyjnore dhe se ligji tashmë një vit po zbatohet ndërsa shteti ende ekziston.

“Isha me dy mend a do të marr pjesë në emision, për shkak se konsideroj se është absurde të bisedoj për të drejtë hyjnore, posaçërisht me ju tre maqedonas. Është absurde reagimi i partive politike maqedonase, mediave, që top temë të jetë Ligji për përdorimin e gjuhëve, për përdorimin e gjuhës shqipe. Ligji po zbatohet tashmë një vit, dhe Maqedonia ja ku është ekziston ashtu siç ishte.”, tha Grubi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat