Qeveria cakton konsujt për Melburn dhe Selanik

Maqedonia

Qeveria cakton konsujt për Melburn dhe Selanik

Më: 11 dhjetor 2019 Në ora: 11:13
Foto ilustrim

Sanja Zografska-Krstevska është konusllja e re e Maqedonisë së Veriut në Melburn, ndërsa Dejan Gjurçiq është konsull i ri në Selanik.

Këtë vendim e ka marrë qeveria në seancën e 166-të të saj të mbajtur nga mesi i muajit, ndërsa nga fundi i muajit vendimi i nënshkruar nga kryeministri Zoran Zaevi është publikuar në Gazetën Zyrtare.

Përndryshe, Krstevska është diplomate me përvojë të gjatë, ndërsa Gjurçiq është i punësuar në Ministrinë e Jashtëm që nga viti 2006 dhe specializimi i tij është diplomacia ekonomike dhe marrëdhëniet bilaterale ekonomike me Greqinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat