Deskoska: Vetingu në gjyqësorë pas zgjedhjeve

Maqedonia

Deskoska: Vetingu në gjyqësorë pas zgjedhjeve

Më: 11 dhjetor 2019 Në ora: 13:22
Renata Deskoska

Vetingu në gjyqësorë do të zbatohet pas zgjedhjeve, paralajmëroi Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska. Si arsye për këtë është se nevojitet shumica prej dy të tretave, sipas saj, është e vështirë që kjo të sigurohet në këtë përbërje aktuale në Kuvend. Por, theksoi se Qeveria për momentin po kontrollohet pasuria e gjyqtarëve dhe prokurorëve, si dhe integriteti i tyre.

“Asgjë nuk mund të ndryshoni në Kuvend pa shumicën e dy të tretave edhe pse besoj se të gjithë e kanë të qartë nevojën për efikasitetin e drejtësisë në shtet. Mendoj nuk do të insistohet për zgjidhje të caktuar me qëllim që të lirohen të akuzuar të caktuar për të cilët janë hapur procedura nga PSP”, tha Deskoska.

Deksoska foli edhe për rekomandimet e Komisionit të Venecias rreth përdorimit të ligjit për gjuhët. Të njëjtat sipas ministres kanë të bëjnë me përdorimin e gjuhëve në bartësit e funksioneve publike, por jo edhe për qytetarët të cilët kanë të drejtë ligjore për përdorimin e gjuhës shqipe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat