Danev: Qeveria t’i mbështesë propozimet tona për Ligjin për Gjuhët

Maqedonia

Danev: Qeveria t’i mbështesë propozimet tona për Ligjin për Gjuhët

Më: 11 dhjetor 2019 Në ora: 13:23
Dragan Danev

“Koalicioni qeveritar nuk duhet të luajë me të ardhmen evropiane të shtetit dhe duhet t’i mbështesë propozim-ndryshimet e OBRM-PDUKM-së për Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve, që do të thotë harmonizimin e tij me rekomandimet e Komisionit të Venecias”.

Këtë e deklaroi sot deputeti i OBRM-PDUKM-së, Dragan Danev. Ai tha se Komisioni i Venecias në rekomandimet e tij ishte i prerë, duke shtuar se ligji e tejkalon Konventën për mbrojtjen e pakicave kombëtare.

“Zgjidhjet në Ligjin për Gjuhët janë të pazbatueshme dhe e prishin të drejtën bazë për gjykim të drejtë. Komisioni i Venecias konfirmoi se duhet të rishqyrtohet neni 3, i cili rregullon komunikimin e brendshëm dhe institucional, ose i njëjti të shtyhet”, tha Danev.

Ai e ftoi qeverinë që të zbatojë paragrafin 103 dhe të mos e përdorë procedurën e shkurtë për plotësime dhe ndryshime të ligjit, por diskutimi të zhvillohet me procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat