Zaev: I dëgjova kërcënimet, janë ndërmarrë masat e kujdesit

Maqedonia

Zaev: I dëgjova kërcënimet, janë ndërmarrë masat e kujdesit

Më: 11 dhjetor 2019 Në ora: 18:51
Zoran Zaev

Kryeministri Zoran Zaev sot deklaroi se “fëmijët e mi dhe familja ime janë të shenjtë për mu ashtu siç është e shenjtë për çdo qytetar fëmijët dhe familja e tij dhe nuk do të lejoj asnjë fije floku t’u mungojë ashtu siç s’do lejoj asnjë fije floku t’i mungojë asnjë qytetari”.

Zaev tha se e ka për obligim si prind dhe më pas si kryeministër t’i ndërmerr të gjitha masat e kujdesit.

“I dëgjova kërcënimet. Megjithatë nuk besoj se do të realizohet diçka. Unë personalisht nuk besoj në organizimin e kërcënimeve të tilla. Me siguri mund të ndodhin kërcënime të tilla nën ndikimin e alkoolit, por nuk kam kohë të mendoj për ato kërcënime, por e shoh se e nana ime, bashkëshortja ime fëmijët e mi po mendojnë. Normalisht masat e kujdesit janë ndërmarrë”, tha Zaev.

Ndryshe gjatë ditës së sotme, në ‘youtube’ u publikuan ‘bomba’ të reja ku dëgjohet se si një person po kërcënon fëmijët e kryeministrit Zaev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat