Mjegull në Kodrën e Diellit, ulet dukshmëria për 50 përqind

Maqedonia

Mjegull në Kodrën e Diellit, ulet dukshmëria për 50 përqind

Më: 12 dhjetor 2019 Në ora: 09:54
Foto ilustrim

Siç njoftojnë nga LAMM, në Demir Kapi dhe Udovë sot në mëngjes ka reshje të shiut ndërsa dukshmëria është ulur për 50% në fshatin Lisec drejttKodrës së Diellit dhe në Kriva Pallankë.

Komunikacioni në Maqedoni po zhvillohet nëpër rrugë të lagura.

Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur të qarkullimit, respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit dhe drejtim të kujdesshëm me automjetin, veçanërisht në rrugët nëpër fushëgropat, luginat e lumenjve dhe grykat malor, ku ka mundësi për paraqitje të shembjeve.

Kjo veçanërisht ka të bëjë me akset rrugore Katllanovë-Veles, Mavrovë-Dibër-Strugë, Vinicë-Berovë dhe Koçan-Dellçevë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat