OBRM-PDUKM: Rasti ‘Haraçi’ është i vetmi projekt i realizuar i Zoran Zaevit

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Rasti ‘Haraçi’ është i vetmi projekt i realizuar i Zoran Zaevit

Më: 12 dhjetor 2019 Në ora: 10:30
Foto ilustrim

Nëpërmjet një njoftimit të partisë maqedonase opozitare thuhet se “rasti ‘Haraçi’ është i vetmi projekt i realizuar i Zoran Zaevit gjatë këtyre tre viteve për shkak se ai dhe bashkëpunëtorët e tij pa rezervë ju përkushtuan”.

“Është e qartë se pushteti nuk mund të punojë asgjë tjetër për shkak se gjatë gjithë mandatit funksionarët e Qeverisë në vend se të sjellin investime, ata kanë pi kafe me Boki 13”, thuhet në njoftimin e OBRM-PDUKM-së.

Nga OBRM-PDUKM është kapur i gjithë oktapodi kriminal i Qeverisë ndërsa prokurorja Ruskovska po i mbron qeveritarët.

“Edhe pse përmendet nga viktimat në rastin ‘Haraçi’, Vilma Ruskovska nuk gjeti arsye ta thirr Oliver Spasovskin për pyetje dhe ta pyesë pse nuk ka vepruar kur i gjithë opinioni e dinte se Boki 13 po bën krime. Opinioni edhe pa Ruskovskën e din të vërtetën se krerët e Qeverisë janë të përfshirë në rastin ‘Haraçi'”, thuhet në kumtesën e OBRM-PDUKM.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat