Zaev: Do të reagojmë për qëndrimin e Akademisë së Bullgarisë për gjuhën maqedonase

Maqedonia

Zaev: Do të reagojmë për qëndrimin e Akademisë së Bullgarisë për gjuhën maqedonase

Më: 12 dhjetor 2019 Në ora: 17:00
Zoran Zaev

Republika e Maqedonisë së Veriut do të reagojë për vlerësimet e Akademisë së Shkencave të Bullgarisë, se gjuha maqedonase është dialekt e gjuhës bullgare, paralajmëroi sot kryeministri Zoran Zaev.

“Do të reagojmë se kjo është pjesë e çështjeve për zgjidhje të problemeve në mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë në marrëveshjen për fqinjësi të mirë dhe miqësi. Hapat e para janë bërë. Besoj se këtë duhet ta zgjidhim. Unë nuk e di reagimin, tani po e dëgjojë nga ju. Kuptohet do të reagojë edhe nëpërmes MPJ-së dhe do të bëjmë të gjitha komentet tona pasi që ta lexojmë se çka është vetë reagimi”, tha Zaev.

I pyetur se kjo a do të thotë suspendim të bisedimeve me Bullgarinë, kryeministri Zaev shtoi se marrëveshja me Bullgarinë është “nënshkruar me kujdes nga të dy popujt për çështje të identitetit” dhe është nënshkruar në gjuhën maqedonase dhe bullgara “në përputhje me kushtetutat e të dyja vendeve”.

“Ai formulim në përputhje me kushtetutën e vendit në vetë marrëveshjen tregon se Bullgaria ende nuk është e pastër në pranimin e gjuhës sonë. Kjo është çështje që duhet ta zgjidhim gjatë zbatimit të marrëveshjes dhe unë besoj edhe një herë bëjë thirrje nëse jemi evropian dhe nëse angazhohemi për demokraci evropiane dhe për vlera dhe të drejta evropiane, kjo çështje duhet ta kalojmë sa më shpejtë që është e mundur”, deklaroi Zaev..

Ai beson se në periudhën që kemi para nesh, shumë shpejt do të kalohet edhe kjo çështje.

Zv. kryetari i Akademisë së Shkencave të Bullgarisë, Vasil Nikolov deklaroi se “akademikët nga Sofja, jozyrtarisht e njohin gjuhën maqedonase, por nuk mund ta njohin zyrtarisht atë. Më 3 dhjetor, ASHAM pati një Kuvend ku u miratua një zgjidhje shkencore e gjuhës. Në 6 – 7 vitet e fundit marrëdhëniet midis dy akademive janë zhvilluar shumë pozitivisht”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat