Kostadinov: Bëjë thirrje që amendamentet të tërhiqen, me debat të ndryshojmë modelin zgjedhor

Maqedonia

Kostadinov: Bëjë thirrje që amendamentet të tërhiqen, me debat të ndryshojmë modelin zgjedhor

Më: 12 dhjetor 2019 Në ora: 17:02
Kostadin Kostadinov

LSDM bënë thirrje që të tërhiqen amendamentet e paraqitura nga BDI.

“Le të futemi në një debat thelbësor dhe më në fund të ndryshojmë modelin zgjedhor për të cilin jemi angazhuar këto vitet të fundit”, tha zëdhënësi i LSDM-së, Kostadin Kostadinov.

I pyetur se si e komenton bllokimin për ndryshimet në kodin zgjedhor nga ana e BDI-së, Kostadinov i kërkoi partnerit të koalicionit që të mendoj, të rishqyrtojë masën dhe të tërheqë ndryshimet deri në fillimin e seancës së komisionit, gjegjësisht deri në fillimin e Komisionit për Sistem Politik dhe Marrëdhënieve në mes Bashkësive.

“Të kemi debat cilësorë në kuadër të komisionit dhe të gjithë ne pa dallim, jo vetëm partnerët e koalicionit, u bëjë thirrje edhe deputetëve të OBRM-PDUKM-së që të tërheqin amendamentet dhe ta vendosim në funksion shtetin, në funksion të demokracisë dhe më e rëndësishmja në funksion të qytetarëve”, tha Kostadinov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat