Kryqi i Kuq në Maqedoni ka mbledhur mbi 9 milionë denarë për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri

Maqedonia

Kryqi i Kuq në Maqedoni ka mbledhur mbi 9 milionë denarë për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri

Më: 12 dhjetor 2019 Në ora: 18:54
Foto ilustrim

Deri më 12 dhjetor janë mbledhur 9.301.612 denarë për të prekurit në tërmetin në Shqipëri, që ka ndodhur muajin e kaluar, kumtuan nga Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Nga Kryqi i Kuq njoftojnë se mjetet janë grumbulluar me dhurimin përmes numrave të telefonit për donacione dhe në llogarinë e fondit për solidaritet 300000001327966. Ata i falënderojnë të gjithë qytetarët, kompanitë dhe institucionet në vend për ndihmën dhe mbështetjen për të gjithë të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.

Personat dhe kompanitë e interesuara, siç theksohet, munden edhe më tej të dhurojnë përmes xhiro llogarisë së fondit për solidaritet 300000001327966, ndërsa qytetarët nga vendet thera mund të dhurojnë në Kryqin e Kuq përmes Bankës komerciale SHA Shkup, rr. “Orce Nikollov” nr. 3 në xhiro llogarinë 300000000000133 25730522-11, Swift code: KOBSMK2X dhe Iban code: MK07300701000001228.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat