Ulet dukshmëria në rrugën Kodra e Diellit-Lisec

Maqedonia

Ulet dukshmëria në rrugën Kodra e Diellit-Lisec

Më: 12 dhjetor 2019 Në ora: 20:33
Foto ilustrim

Dukshmëri të ulët për shkak të paraqitjes së mjegullës prej 100 deri në 150 metra sonte ka në drejtimin rrugor Kumanovë–Stracin, ndërsa prej 10 deri në 15 metra në rrugën fshati Lisec–Kodra e Diellit, informojnë nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë.

Dukshmëri të ulur deri në 100 metra ka edhe në grykën malore Gjavatë. Në drejtime të caktuara rrugore të cilat kalojnë përgjatë grykave është e mundshme paraqitja e rrëshqitjeve të vogla.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare, nga ana e Maqedonisë, nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat