Maqedonia e Veriut në 10 vendet e para në botë për pirjen e duhanit

Maqedonia

Maqedonia e Veriut në 10 vendet e para në botë për pirjen e duhanit

Më: 12 dhjetor 2019 Në ora: 21:50
Foto ilustrim

Maqedonia e Veriut radhitet në mesin e dhjetë shteteve të para në botë për sa i përket duhan-pirjes dhe numrit të cigareve të konsumuara në bazë ditore. Në një amvisëri në Maqedoni brenda një muaji harxhohen rreth 28 pako cigaresh.

Pavarësisht të dhënave alarmante shumë pak punohet në ngritjen e vetëdijes dhe në gjetjen e zgjidhjeve ligjore.

Në konferencën rajonale mbi përmirësimin e politikave për tatimin e duhanit në vendet e Ballkanit Perëndimor ekspertët potencuan se me rritjen e akcizave për cigare, shteti mund të ndikojë në uljen e duhan-pirjes si qëllim primar si dhe do të mund sigurojë mjete shtesë në Buxhet të cilat më tej do të mund të shfrytëzoheshin për qëllime shëndetësore dhe ulje të pasojave negative të cilat shkaktohen nga duhani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat