Maqedoni: Rastet e montuara gjyqësore në Kuvend, shteti do t’u kërkojë falje personave që janë dëmtuar

Maqedonia

Maqedoni: Rastet e montuara gjyqësore në Kuvend, shteti do t’u kërkojë falje personave që janë dëmtuar

Më: 12 dhjetor 2019 Në ora: 23:15
Foto ilustrim

Nga java e ardhshme në Kuvend fillon debati për lëndët për të cilat pohohet se janë të montuara. Këto ditë këtë e paralajmëroi deputetja nga radhët e PRSD, Sonja Mirakovska, e cila tha se hapja e kësaj iniciative ka rëndësi të madhe për ata që janë të dëmtuar në proceset e montuara, që shteti tu kërkojë falje në një lloj mënyrë.

Ajo për TV21 theksoi se kjo duhet njëherë e përgjithmonë të pastrohet dhe andaj do të hapet debat më i gjerë ku do të përfshihen gjithë rastet në 30 vitet e fundit. Me këtë pajtohet edhe kryeministri Zaev, i cili tha se drejtësi duhet të ketë për të gjithë dhe se andaj rastet e tilla të montuara përsëri duhet të hapen.

Edhe zv.kryeministri, Bujar Osmani, në emisionin Click Plus tha se në vend ka procese gjyqësore të montuara dhe se kjo gjë është njëra prej arsyeve për mos-hapjen e negociatave me BE-në.

Ramiz Dauti, është njëri prej personave që u arrestua për rastin “Alfa”. Thotë se ky është hap i vonuar, por edhe krahas këtij fakti vlerëson se është mirë që po hapet nismë e tillë. Pret që përsëri të shqyrtohet rasti dhe të dëshmohet pafajësia e tij por edhe e të gjithë të tjerëve në këtë lëndë.

Kjo nismë ka të bëjë me lëndët që kanë ndodhur në 30 vitet e fundit dhe për të cilat ekzistojnë dyshime se kanë qenë të montuara për shkak të qëllimeve politike dhe të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat