Komunikacioni në Maqedoni, mjegull në disa akse rrugore - Bota Sot
Komunikacioni në Maqedoni, mjegull në disa akse rrugore

Maqedonia

Komunikacioni në Maqedoni, mjegull në disa akse rrugore

Më: 13 dhjetor 2019 Në ora: 10:20
Ilustrim

Për shkak të mjegullës dukshmëria është zvogëluar deri 40 metra, sot në mëngjes në aksin rrugor nga fshati Lisec drejtë Kodrës së Diellit dhe në qafën malore Strazhë ku dukshmëria është zvogëluar deri 80 metra.

Nga NP Rrugët e Maqedonisë informojnë se komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa pengesa nëpër rrugë të lagështa nëpër vendet e larta dhe në disa vende të lagështa nëpër vendet më të ulëta.

Në disa akse të caktuara të cilat kalojnë nëpër qafa malore dhe ngushtica ka paraqitje të shembjeve të vogla.

Nga Ndërmarrja Publike apelojnë për vozitje të kujdesshme dhe përshtatje të shpejtësisë me kushtet në rrugë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat