Kaleska: Rekomandimet e Komisionit të Venecias duhet të merren parasysh - Bota Sot
Kaleska: Rekomandimet e Komisionit të Venecias duhet të merren parasysh

Maqedonia

Kaleska: Rekomandimet e Komisionit të Venecias duhet të merren parasysh

Më: 13 dhjetor 2019 Në ora: 13:40
Snezhana Kalevska

Deputetja e LSDM-së, Snezhana Kalevska, konsideron se rekomandimet e Komisionit të Venecias sa i takon zbatimit të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve në gjyqësor, duhët të merren parasysh.

Sipas saj, si shembull se ky ligj mund të shkatërrojë efekasitetin e sistemit të drejtësisë, mund të merret rasti që ish kryetari i OBRM-PDUKM-së, kërkon që një nga lëndët gjyqësore ku është i akuzuar të prezantohet nga avokat shqiptarë dhe i gjithë materiali të përkthehet edhe në gjuhën shqipe.

Megjithatë, Kalevska shton, se Komisioni Venecias nuk përmend askund se është shkelur Rregullorja e Kuvendit gjatë sjelljes së këtij ligji.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat