Zrdavev: Ligji për gjuhët është i pazbatueshëm në sistemin e drejtësisë - Bota Sot
Zrdavev: Ligji për gjuhët është i pazbatueshëm në sistemin e drejtësisë

Maqedonia

Zrdavev: Ligji për gjuhët është i pazbatueshëm në sistemin e drejtësisë

Më: 13 dhjetor 2019 Në ora: 16:02
Kiro Zdravev

Kiro Zdravev, kryetari i Këshillit Gjyqësor, beson se Ligji për përdorimin e gjuhëve do të ishte i pa zbatueshëm në sistemin e drejtësisë, gjegjësisht nuk do të mund të zbatohej në procedurat gjyqësore.

Zdravev pajtohet me vërejtjen e bërë nga Komisioni i Venecias, pasi që proceset do të zgjaten.

Ai për “Sitel” tha se ligjet ekzistuese u mundësojnë qytetarëve të cilët nuk dinë gjuhën maqedonase të marrin përkthyes.

Ai shtoi se zbatimi më shumë do të varet nga Kuvendi, gjegjësisht nëse atje do të pranohen vërejtjet.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat