Spasovski kërkon përgjegjësi nga Prokuroria - Bota Sot
Spasovski kërkon përgjegjësi nga Prokuroria

Maqedonia

Spasovski kërkon përgjegjësi nga Prokuroria

Më: 14 dhjetor 2019 Në ora: 14:54
Oliver Spasovski

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski deklaroi se MPB po punon në zbardhjen e rastit që ndodhi në hotel ‘Alexander Pallace’ dhe se tashmë ka disa arrestime.

Në deklaratë për media, ai paralajmëroi luftë të ashpër kundër strukturave kriminale në Shkup, ndërsa masat e kujdesit që iu caktuan të arrestuarve për rastin në ‘Alexander Pallace’ tha se nuk janë aspak masa.

“Nëse e shihni se për çfarë njerëz bëhet fjalë, ato nuk janë aspak masa. Kur do t’i përgatisni ekipet dhe një pjesë të madhe të inspektorëve punojnë në zbardhjen e një rasti të caktuar dhe vërtetojnë dëshmitë dhe faktet që do t’i dorëzojnë në Prokurori dhe të thonë se duhet të shkojë në procedurë të rregullt atëherë pyesim se kaq punë dhe energji të investohet dhe cilin po e mbrojmë”, tha Spasovski duke shtuar se nuk e din pse disa prokurorë në vend në atë mënyrë veprohet.

Sipas tij çdo vepër duhet të dnohet dhe se një kriminel nuk dënohet do të jetë motiv për të që përsërisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat