Mickoski thotë se paga mesatare nuk është 30.000 denar, ashtu siç pretendohej

Maqedonia

Mickoski thotë se paga mesatare nuk është 30.000 denar, ashtu siç pretendohej

Më: 15 dhjetor 2019 Në ora: 18:28
Foto ilustrim

Kryetari i OBRM-PDUKM-s, Hristijan Mickoski thot se n vend të pesë përqind që u paralajmëruan, BVP nuk është as në gjysmë.

Sipas tij, rënia e prodhimit në industri është alarmante, dhe nuk është arritur as paga mestare prej 30.000 denarë ashtu siç premtohej para zgjedhjeve.

Mickoski shton se nuk janë realizuar as premtimet e zvogëlimit të tatimit për pesë përqind në IT industrinë por edhe rritet dallimi mes importit dhe eksportit.

“Nëse krahasohet tremujori i parë i vitit 2018, kur dallimi ishte diku mbi 350 milion euro, në tremujorin e parë të vitit 2019 do të vëreni se është përafërsisht e njëjta, por nëse shihni në tremujorin e dytë, krahasuar me vitin 2018, ka dallim për 12.4%”, thotë Mickoski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat