Derisa Qeveria mbante mbledhjen në Kumanovë brohoritej “vetëm Maqedoni, asnjëherë e veriut”

Maqedonia

Derisa Qeveria mbante mbledhjen në Kumanovë brohoritej “vetëm Maqedoni, asnjëherë e veriut”

Më: 17 dhjetor 2019 Në ora: 00:10
Pamje nga vendi i ngjarjes

Derisa Qeveria e Maqedonisë së Veriut mbledhjen e 171-të e mbajti në Kumanovë, jashtë objektit ku mbahej mbledhje protestuan anëtarët e Komitetit Komunal të OBRM-PDUKM-së Kumanovë.

Ata thonë se Kumanova nuk ka pasur vëmendjen e Qeverisë gjatë këtyre dy vite e gjysmë.

Anëtarët e OBRM-PDUKM me brohoritje ‘vetëm Maqedoni, asnjëherë e veriut’ aluduan në ndryshimin e emrit të shtetit që e bëri kjo Qeveri.

Ndryshe, sot në Kumanovë ishin ministra dhe prezantuan masa qeveritare dhe projekte të ndryshme. Sipas Qeverisë, arsyeja e mbajtjes së mbledhjeve në qytete të ndryshme është që të jenë më afër qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat