OBRM-PDUKM kërkon masa të menjëhershme për shkak të ndotjes së ajrit

Maqedonia

OBRM-PDUKM kërkon masa të menjëhershme për shkak të ndotjes së ajrit

Më: 19 dhjetor 2019 Në ora: 10:18
OBRM-PDUKM

Nëpërmjet një njoftimi të partisë opozitare maqedonase thuhet se “Shkupi po ngulfatet ndërsa Maqedonia po fundoset në tym”.

Zoran Zaev, sipas OBRM-PDUKM-së, në vend se të kujdeset për qytetarët ai po kujdeset për oligarkinë.

“Niveli i ndotjes së ajrit me kancerogjenët PM10 është 15 herë mbi të lejuarën. Shkupi, Manastiri, Strumica, Kumanova, Tetova dhe Kavadari po fundosen në ajër tv papastër ndërsa qytetarët po i mbushin spitalet”, shprehen nga OBRM-PDUKM.

Nga OBRM-PDUKM thonë se për t’u mbrojtur qytetarët nevojitet zbatimi i tre masave edhe atë: transporti falas në autobusë publikë derisa ndotja e ajrit të normalizohet, mbikëqyrje inspektoriale dhe mbyllje për të gjithë që ndotin dhe lirimi nga puna të njerëzve mbi 60 vjet, të sëmurë kronik dhe gratë shtatzëna.

“Këto masa Zoran Zaev dhe Petre Shilegov duhet t’i pranojnë menjëherë. Paaftësia e tyre dhe marrëdhnia injorante na solli këtu. Nevojitet veprim i menjëhershëm”, shprehen nga OBRM-PDUKM.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat