Janushev: Me 80 deputet ndryshohet Kushtetuta, a jo marrëveshja e Prespës

Maqedonia

Janushev: Me 80 deputet ndryshohet Kushtetuta, a jo marrëveshja e Prespës

Më: 8 janar 2020 Në ora: 12:15
Igor Janushev

Unë nuk shoh se çfarë është e vështirë të mbrosh pozicionin që kemi mbrojtur. Ne nuk jemi Zaev të themi diçka dhe pastaj ta shkelim të njëjtën deklaratë. Me 80 deputetë ndryshohet kushtetuta, jo marrëveshja e Prespës, tha Igor Janushev, sekretari i përgjithshëm i OBRM-PDUKM-së për “Sloboden Peçat”.

“Ajo është procedurë formale. Referenca në KB nuk ishte një marrëveshje ndërshtetërore si Prespa. Do të ishte joserioze nëse do të thoshim se do të kishim mundësinë që të mos e bënim këtë. Ajo që premtojmë, do të bëjmë. Ne nuk do të premtojmë një kodër dhe një luginë si LSDM, koha do ta tregojë nëse kemi të drejtë”, tha Janushev për qëndrimin e liderit të OBRM-PDUKM-së për fshirjen e Marrëveshjes së Prespës.

Sipas Janushev, marrëveshja ishte kapitulluese që në fillim.

“Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi brenda kornizës së veprimit demokratik dhe institucional për ta përmirësuar atë”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat