OBRM-PDUKM-LSDM pajtohen për vjetërsimin e lëndëve

Maqedonia

OBRM-PDUKM-LSDM pajtohen për vjetërsimin e lëndëve

Më: 9 janar 2020 Në ora: 16:02
Foto ilustrim

LSDM ka dorëzuar në Kuvend propozim për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Penal, me të cilin synon që veprat penale të politikanëve dhe zyrtarëve të lartë të mos vjetërsohen lehtë. Deputeti Aleksandar Kiracovski, deklaroi se ky propozim pason pas shpëtimit nga përgjegjësia e Nikolla Gruevskit për rastin “Trajektorja”.

“Kjo do të thotë se nëse do të pranohet zgjidhja ligjore, vjetërsimi absolut i ndjekjes penale do të vlejë kur do të kalojë periudhë tre herë më e gjatë nga dënimi i paraparë për atë vepër. Plotësisht në ligj do të shtohet aline e re e cila parashikon që nëse para përfundimit të afateve për vjetërsim është sjellë aktgjykim i shkallës së parë, vjetërsimi i ndjekjes penale do të shtohet edhe për dy vite shtesë me atë që mundësohet që vjetërsimi i shpejtë i veprave penale të sjella pas aktgjykimit të shkallës së parë, po ashtu të mos vjetërsohen lehtë”, tha Aleksandar Kiracovski, LSDM.

Propozimet për ndryshimin e Kodit Penal, janë të pranueshme edhe për OBRM-PDUKM-në. Deputeti Nikolla Micevski, paralajmëroi propozime shtesë.

“Këtë zgjidhje ligjore OBRM-PDUKM do ta shqyrtojë me seriozitet, megjithatë do të provoj ta përmirësojë që të futen edhe çështje të caktuara, të hulumtohet prejardhja e pronës, të mos vjetërsohen veprat e funksionarëve dhe politikanëve të lartë, e të mos munden që persona të falur të zgjidhen dhe emërohen në pozita udhëheqëse, të mos ketë amnisti për funksionarë të lartë. Këto janë disa nga postulatet themelore të cilat OBRM-PDUKM i premtoi dhe me ardhjen e kësaj zgjidhje ligjore në procedurë të Kuvendit do të provojmë ta përmirësojmë zgjidhjen ligjore që ka arritur”, pohoi Nikolla Micevski, OBRM-PDUKM.

Si nga LSDM-ja ashtu edhe nga OBRM-PDUKM-ja thonë se nëse do të ketë vullnet nga deputetët e të gjithë partive politike, atëherë ndryshimet e Kodit penal mund të votohen para shpërndarjes së Kuvendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat