Këshilltari i Jankullovskës, në krye të SPB-së së Shkupit?

Maqedonia

Këshilltari i Jankullovskës, në krye të SPB-së së Shkupit?

Më: 9 janar 2020 Në ora: 17:12
Foto ilustrim

Janë zbardhur tashmë emrat e pjesës më të madhe të personave që do të drejtojnë sektorët dhe njësitë kyçe në Ministrinë e Punëve të Brendshme deri në zgjedhjet e prillit. Mediat kanë zbuluar se cilët janë disa nga të zgjedhurit e ministrit teknik Naqe Çulev për pozitat e të parëve të Sektorëve për Punë të Brendshme. Me SPB-në e Shkupit, në vend të Toni Jakimovskit, tani do të udhëheqë Risto Stavrevski. Stavrevski ka qenë këshilltar i ish ministres së Brendshme Gordana Jankullovska dhe dëshmitar në rastin e Prokurorisë Speciale “Tanku”.

Emërimet ne MPB:

SPB Shkup – Risto Stavrevski
SPB Manastir – Andrej Vasilevski
SPB Veles – Igor Angellovski
SPB Strumicë – Vasko Todorov
SPB Shtip – Aleksandër Nikollov
SPB Ohër – Ilija Milevski
Departamenti për parandalimin e krimit të organizuar dhe serioz – Aleksandër Janev
Njësiti i ndërhyrjes në SPB-në e Shkupit – Vasko Naumovski
Departamenti për operacione speciale policore – Sasho Zengovski
Ndihmësministër për kontrollin e brendshëm – Filip Filipovski
Departamenti për punë të brendshme, Prilep – Trajçe Gorgieski
Ndihmësministër për informatikë dhe telekomunikime – Zdravko Stojkov
Vendimet e personave në fjalë nuk janë përgatitur akoma. Alsat është drejtuar me pyetje për detaje të tjera në kabinetin e ministrit Çulev prej ku nuk morëm konfirmim për emrat, kriteret mbi të cilat janë përzgjedhur dhe as sqarime për procedurën e mëtejshme. Përveç Çulevit, vendimet e tyre duhet të firmosen edhe nga zëvendësministrja plotësuese e propozuar nga LSDM-ja, Slavjanka Petrovska. Ajo për Alsat nuk deshi të komentojë emrat deri sa akoma nuk i ka pranuar vendimet e nënshkruara nga ministri. Koment, në këtë fazë të procesit, nuk dhanë as nga LSDM-ja.

Gjithsej pritet të bëhen 15 ndryshime kadrovike por nuk dihet akoma se kush do të drejtojë SPB-në e Kumanovës dhe atë të Tetovës. Alsat një ditë më parë njoftoi për mundësinë e marrëveshjeve mes VMRO-DPMNE-së dhe dy partive shqiptare ku do të përfshihej edhe shkëmbimi i këtyre posteve por të dy partitë e mohojnë kategorikisht këtë. Enigmë edhe më tej mbetet edhe emri i drejtuesit të ri eventual të njësitit special “Tigrat”. Ministri teknik i Brendshëm ka të drejtë ligjore për emërimin e 15 drejtuesve të rinj në sektorët e MPB-së, sipas përzgjedhjes së tij. Vendimet nuk kanë vlerë juridike pa nënshkrimin e zëvendësministres plotësuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat