OBRM-PDUKM kritikon pushtetin për nepotizëm

Maqedonia

OBRM-PDUKM kritikon pushtetin për nepotizëm

Më: 11 janar 2020 Në ora: 14:50
OBRM-PDUKM

Nëpërmjet një konference për shtyp, zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së, Dimçe Arsovskit htoë “epidemia e nepotizmit në vend të hiqet, ashtu siç premtoi Zaev para një viti, po zgjerohet fuqishëm”.

“Shihet interesi personal te funksionarët e LSDM, të vetëdijshëm se i pret disfatë, shpejtuan t’i punësojnë të gjithë ato familjarë që ju mbetën pa punë nga nepotizmi i mëhershëm”, thotë Arsovski.

Sipas tij, qyteti i Shtipit është një nga shembujt kryesorë të epidemisë së nepotizmit ku punësohen familjarë të funksionarëve të LSDM.

Ai përmendi disa shembuj që sipas tij janë nepotizëm, dhe i bëri apel Komisionit Anti-korrupsion ta ndjek OBRM-PDUKM-në dhe të ndërmerr raste.

“Për fat të mirë, e gjithë kjo do të përfundojë më 12 prill dhe më në fund do të nisë rindërtimi i Maqedonisë që e shkatërroi qeveria e LSDM”, tha mes tjerash Arsovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat