LSDM: Me konferenca për shtyp, partia opozitare dëshmon dëshpërimin e vet

Maqedonia

LSDM: Me konferenca për shtyp, partia opozitare dëshmon dëshpërimin e vet

Më: 11 janar 2020 Në ora: 16:46
Foto ilustrim

Nëpërmjet një njoftimi të LSDM-së thuhet se “konferencat për shtyp që janë të paargumentuara dhe boshe të OBRM-PDUKM-së janë dëshmi për dëshpërimin e opozitës, por edhe dëshmi se LSDM vetëm për dy vite e gjysmë bëri shumë për armatën se sa OBRM-PDUKM bëri për 11 vite”.

“Që nga ardhje në pushtet, LSDM iu përkushtua në mënyrë të plotë ngritjes së standardit të punësuarve në mbrojtje, si dhe sigurim i kushteve më të mira për punë përmes informacione dhe çizmeve për gjithë të punësuarit në armatë”, shprehen nga LSDM,.

Sipas tyre, OBRM-PDUKM për 11 vite nuk bëri asgjë për armatën ndërsa tani me vetëdije të plotë bllokojnë Ligjin për mbrojtje.

“Ligji për mbrotje është kyç për anëtarësimin në NATO”, shprehen nga LSDM.

“Dëshpërimi i OBRM-PDUKM-së kulminoi me konferenca për shtyp, që janë të paargumentuara që vërtetohet se opozita nuk ka program, ide dhe po fundoset nga frika e disfatës në zgjedhjet kuvendare më 12 prill”, thonë nga LSDM.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat