Zëvendësministrja Petrovska paralajmëroi kallëzim penal për Çulevin

Maqedonia

Zëvendësministrja Petrovska paralajmëroi kallëzim penal për Çulevin

Më: 11 janar 2020 Në ora: 18:19
Sllavjanka Petrovska

Zëvendës-ministrja plotësuese e MPB-së, Sllavjanka Petrovska paralajmëroi kallëzim penal për punë jo- profesionale dhe të pandërgjegjshme të ministrit teknik, Naqe Çulev.

Ajo ka reaguar se Çulev dje i ka ndërprerë urdhrat e nëpunësve në njësi tjera organizative.

Me këtë, Petrovska thotë se Çulev e ka vënë në rrezik sigurinë e shtetit.

Petrovska thotë se nuk do të ketë kush të sigurojë disa ambasada si dhe rezidencën e ambasadorit të BE-së. Sipas saj, kalimi kufitar Jazhincë, nuk do të mund të funksionojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat