Komunikacioni në Maqedoni po zhvillohet pa pengesa, borë në Strazhë dhe Mavrovë

Maqedonia

Komunikacioni në Maqedoni po zhvillohet pa pengesa, borë në Strazhë dhe Mavrovë

Më: 12 janar 2020 Në ora: 09:46
Foto ilustrim

Siç njoftojnë nga LAMM, komunikacioni po zhvillohet pa pengesa nëpër rrugë të lagështa. Reshje të shiut ka në Krushevë, Mavrovë si dhe në vendet malore si Bukova, Strazhë dhe Gjavato.

Dendësia e komunikacionit jashtë mjediseve të qytetit është mesatar ndërsa në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur të qarkullimit, respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit dhe drejtim të kujdesshëm me automjetin, veçanërisht në rrugët nëpër fushëgropat, luginat e lumenjve dhe grykat malor, ku ka mundësi për paraqitje të shembjeve.

Kjo veçanërisht ka të bëjë me akset rrugore Katllanovë-Veles, Mavrovë-Dibër-Strugë, Vinicë-Berovë dhe Koçan-Dellçevë.

Gjithashtu, nga 15 nëntori 2019, ka hyrë në fuqi detyrimi ligjor për posedim të pajisjeve dimërore nëpër makina, që do të zgjasë deri më 15 mars.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat