Gjendja e rrugëve në Maqedoni

Maqedonia

Gjendja e rrugëve në Maqedoni

Më: 12 janar 2020 Në ora: 18:57
Foto ilustrim

Komunikacioni në Maqedoni po zhvillohet pa pengesa dhe nëpër rrugë të lagështa. Reshjet të dobëta të shiut ka në Kodrën e Dieliit dhe Bukovë, Pletvar dhe Preseka.

Dendësia e komunikacionit jashtë qyteteve është mesatar ndërsa në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur të qarkullimit, respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit dhe drejtim të kujdesshëm me automjetin, veçanërisht në rrugët nëpër fushëgropat, luginat e lumenjve dhe grykat malor, ku ka mundësi për paraqitje të shembjeve.

Kjo veçanërisht ka të bëjë me akset rrugore Katllanovë-Veles, Mavrovë-Dibër-Strugë, Vinicë-Berovë dhe Koçan-Dellçevë.

Gjithashtu, nga 15 nëntori 2019, ka hyrë në fuqi detyrimi ligjor për posedim të pajisjeve dimërore nëpër makina, që do të zgjasë deri më 15 mars.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat